Bayern refuzon ta lë Lucas që t’i bashkohet kombëtares së Francës

Futboll

Bayern refuzon ta lë Lucas që t’i bashkohet kombëtares së Francës

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 06:23
Lucas Hernandez

Bayern Munich ka refuzuar që ta lëshojë Lucas Hernandez që t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Francës.

Mbrojtësi ka humbur dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij dhe është një nga emrat e mëdhenj që do t’i mungojë Francës, përfshirë Hugo Lloris.

Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka deklaruar se nuk do lejojnë Hernandezin t’i bashkohet kombëtares.

Lucas ka humbur dy ndeshjet e fundit me Bayern shkaku i një lëndimi në gju.

Pauzën e kombëtareve duket se lojtari do ta shfrytëzojë për tu rikuperuar plotësisht nga ky dëmtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat