Presidenti i Valencias kërcënohet me vdekje

Futboll

Presidenti i Valencias kërcënohet me vdekje

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 06:33
Anil Murthy

Presidenti i Valencias, Anil Murthy, është kërcënuar me vdekje.

Gjiganti i La Liga, Valencia, ka raportuar disa kërcënime me vdekje drejt presidentit të skuadrës, tek policia spanjolle.

Këto kërcënime thuhet t’i kenë ardhur presidentit përmes telefonit, pas fitores 2:1 kundër Deportivo Alaves.

Ndeshja në ‘Mestalla’ ishte përcjell edhe me disa protesta nga një pjesë e tribunave.

Murthy është kthyer në një cak të kritikave qysh nga muaji shtator, kur shkarkonte trajnerin Marcelino, duke e zëvendësuar me Albert Celades.

Mbetet të shihet se çfarë masa do të marrë policia spanjolle pasi skuadra e Valencias ka raportuar këto kërcënime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat