Fiksimi i Real Madrid për yllin e Tottenham, danezin Christian Eriksen mbetet i palëkundur. Pavarësisht dështimit të tratativave për transferimin e mesfushorit gjatë merkatos së verës, Los Blancos kanë në plan të vijojnë sulmin e tyre edhe në merkaton e dimrit, për të “rrëmbyer” Eriksen nga “Spurs-at”.
Kësaj here është “El Desmarque” që zbulon skemën që klubi spanjoll ka projektuar për të realizuar suksesshëm transferimin e danezit. Me qëllim që të bindë Tottenham të lërë të lirë Eriksen, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë në këmbim, fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modric.