Man Utd mohon zërat për kërkesat e larta të Paul Pogba

Futboll

Man Utd mohon zërat për kërkesat e larta të Paul Pogba

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:07
Paul Pogba

Manchester United ka mohuar të gjitha zërat që kanë raportuar për kërkesat e larta të Paul Pogba ndaj skuadrës së tij.

Pogba thuhej se kërkonte një shifër shumë të madhe parash për të rinovuar kontratën me ‘Djajtë e kuq’.

Megjithatë, United kanë hedhur poshtë zërat se Pogba ka kërkuar një pagë prej 600 mijë funteve për javë, për kontratën e re, bën të ditur ‘Mirror’.

Kontrata aktuale e francezit në ‘Old Trafford’ skadon në vitin 2021, kurse emri i tij vazhdon të lidhet me Real Madrid dhe Juventus.

United kanë dëshirën që të mbajnë 26 vjeçarin në skuadër dhe besojnë se koha është në anën e tyre për arritjen e marrëveshjes për rinovimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat