Luiz: Ja kur e mora vendimin për t’u larguar nga Chelsea

Futboll

Luiz: Ja kur e mora vendimin për t’u larguar nga Chelsea

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:04
David Luiz

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz ka thënë se biseda me trajnerin Frank Lampard, ka bërë që të largohet nga Chelsea.

32-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” në ditën e fundit të afatit kalimtar për 8 milionë euro dhe tha se nuk e ka menduar dy herë këtë mundësi.

I pyetur se pse është larguar, braziliani tregoj të gjitha arsyet.

“Ishte vendim i marrë nga biseda me Frank Lampard. Kishim ide të ndryshme, andaj zgjodha të provojë një sfidë të re. Është shumë vështirë për shkak të rivalitetit, por vendosa të largohem nga Chelsea edhe para ofertës nga Arsenali. Sapo vendosa të largohem, pas disa ditëve erdhi oferta nga Arsenali, ishte klub i mirë dhe nuk mendova dy herë. Është rivalitet i madh, por nuk munda ta refuzoj vetëm për shkak të rivalitetit”, deklaroi ai.

Arsenali sot pret në “Emirates Stadium”, Bournemouth, ndërsa Chelsea është mysafirë i Southampton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat