Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Estoninë

Futboll

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Estoninë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:52
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu, ku, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021 në kuadër të Grupit A kundër Estonisë.

Dardanet kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë.

Në stërvitjen e sotme atmosfera tek futbollistet dhe stafi i kombëtares ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

Dardanet do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të vihen përballë estoneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat