E gërditshme se çfarë konfirmon Cërvena Zvezda për Kosovë!

Futboll

E gërditshme se çfarë konfirmon Cërvena Zvezda për Kosovë!

Nga: K. Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 13:06
Zvezda

E gërditshme, neveritëse dhe e dënueshme se çfarë konfirmon klubi kampion i Serbisë në futboll, Cërvena Zvezda e Beogradit! Skandaloze që Cërvena Zvezda të lejohet që të futet në një shtet tjetër të Republikës së Kosovës.

“Cërvena Zvezda takohet me Trepçën në Mitrovica të Kosovës. Dueli i 16-të së finales së Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Cërvena Zvezdës do të luhet në Mitrovicë të Kosovës, të mërkurën, 9 tetor, në orën 14.00 pasdite”, thuhet nga Zvezda, klubi më i urryer në Ballkan. “Dëshira jonë ishte që ndeshja të luhej në Mitrovicë të Kosovës dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që u përmbush.

Shkojmë në Kosmet pothuajse çdo vit dhe e dimë se sa e rëndësishme është për njerëzit tanë, sa i presin sukseset tona sportive dhe sa presin me padurim ardhjen tonë në këtë ndeshje. Presim një stadium të plotë, lojë të mirë nga të dy ekipet dhe sjellje korrekte, si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Dua të falënderoj FIFA-në dhe UEFA-në për përkrahjen dhe shpresoj që gjithçka do të shkojë në frymën e sportit dhe të lojës së ndershme”, ka thënë drejtori i Cërvena Zvezdës, Zvezdan Terziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat