Agim, Besim, shtet i Kosovës, veproni me gjuhën e ligjit me 9 tetor, ndalojeni Zvezdën në Jarinjë

Futboll

Agim, Besim, shtet i Kosovës, veproni me gjuhën e ligjit me 9 tetor, ndalojeni Zvezdën në Jarinjë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 13:32
Agim, Besim, shtet i Kosovës, veproni me gjuhën e ligjit me 9 tetor, ndalojeni Zvezdën në Jarinjë

Mos mendoni as dy herë, mos kërkoni asgjë, kërkojeni vetëm gjuhën e ligjit, se ndryshe ilegalët apo hijenat nuk marrin vesh!

Me 9 tetor Cërvena Zvezda e Beogradit me shumë mburrje e paralajmëron ardhjen në shtetin e Kosovës dhe drejtori i tyre, Zvezdan Terziq apo Zvezdan zeza, na quan edhe Kosmet, që sipas tij, i bie që është Republika e Serbisë në Mitrovicë! 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe të gjithë ata që janë përgjegjës, kërkoni me ngulmë nga autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës, që të veprojnë me 9 tetor, qoftë nevoja edhe me njësi speciale të policisë, mos ta lejojnë Cërvena Zvezdën që të futet në tokën e shtetit të Kosovës, të zhvillojë ndeshjen e Kupës së Republikës së Serbisë, me Trepçën fantome!

Është koha që shteti i Kosovës t’ia tregoj derën serbëve, që veprojnë ilegal apo si hijena, se këtu ka Zot shtëpie dhe nuk mund të futen pa lejen e askujt. Është koha që në Jarinjë të ndalet Cërvena Zvezda, qoftë nevojë të ndërhyhet edhe në fushën e lojës, të kërkohet se edhe me leje të kujt luhet kjo ndeshje. A është në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, apo nga hijenat e Serbisë.  

Nëse Zvezda zgjedh rrugën edhe ilegale nëpër male të futet, mekanizmat përkatëse të veprojnë edhe në fushën e lojës. Jo garat e një shtetit tjetër në shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat