Leon Dajaku shënon dy gola për fitoren e madhe të Bayernit

Futboll

Leon Dajaku shënon dy gola për fitoren e madhe të Bayernit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:48
Leon Dajaku shënon dy gola për fitoren e madhe të Bayernit

Futbollisti nga Kosova, Leon Dajaku, shkëlqeu në fanellën e skuadrës së Bayern II nga Munihu.

Ai realizoi dy gola për fitoren e madhe me rezultat 2:0 ndaj një kundërshtarit shumë të fortë, Braunschweig.

Dajaku tregoi lojë të shkëlqyeshme dhe realizoi në minutën e 15-të dhe në atë të 90+4. Dajaku luajti standardë dhe ishte prej më të mirëve në fushën e lojës, ndërsa Orhan Ademi luajti deri në minutën e 59-të për Braunschweigun.  

Bayern II renditet në vend të tetë me 17 pikë, ka tri me pak se Braunschweig që zë pozitën e tretë në Bundesliga III.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat