Arsenali i falet David Luizit! Manchester City tronditet, Chelsea bindshëm

Futboll

Arsenali i falet David Luizit! Manchester City tronditet, Chelsea bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:52
Arsenali i falet David Luizit! Chelsea bindshëm

Arsenali fiton pikë të mëdha në Premier League. ‘Topçinjtë’ i falen futbollistit David Luiz, i cili shënon për fitoren e tyre me rezultat 1:0 kundër Bournemouth. 

Në minutën e 9-të Luiz shënon gol të bukur me kokë pas harkimit të Pepes.
Kapiteni Granit Xhaka me shokë treguan lojë të mirë dhe ndalën tri pikë të mëdha në stadiumin “Emirates”.  

Pas javës së tetë, Arsenali ngritët në vend të tretë me 15 pikë, kurse Bournemouth është i 10-ti me 11 sosh. 

Chelsea fiton si mysafir me rezultat 4:1 kundër  Southamptonit. Chelsea ishte shumë më e mirë dhe importoi tri pikë.

Ings realizon për Southamptonin dhe Abraham (17'), Mount (24'), Kante (40') e Batshuayi (89') për Chelseat.

Chelsea është në vend të pestë me 14 pikë dhe Southampton renditet i 16-ti me 7.

Manchester Cityt trondit të gjithë me humbjen si vendas me rezultat 2:0 nga Wolves. Për Wolvesin realizuan: Traore në minutën e 80-të dhe në atë të 90+4. Manchester Cityt renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, ngec për 8 larg lideri Liverpooli dhe Wolves është i 11-ti me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat