Humbje e rëndë e Zurich-ut, goli i Lenjanit nuk ndihmon Sionin

Futboll

Humbje e rëndë e Zurich-ut, goli i Lenjanit nuk ndihmon Sionin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:02
Humbje e rëndë e Zurich-ut, goli i Lenjanit nuk ndihmon Sionin

Zurich pësoi humbje si vendas me rezultat 4:0 nga kampioni në fuqi Young Boys nga Bernë, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Zvicrës.

Toni Domgjoni u paraqit tërë takimin, kurse Benjamin Kololli nga minuta e 68-të për Zurich-un por nuk ia dolën në përballje me kampionin. Golat i shënuan: Fassnacht (22' e 76'), Aebischer (65'), Nsame (90+3').

Young Boys është në vend të dytë me 22 pikë dhe Zurich në pozitën e 6-të me 11 sosh. St. Gallen ndahet baras 0:0 me liderin e renditjes Baseli. Taulant Xhaka luajti i plotë, kurse Kemal Ademi nga minuta e 67-të për Baselin. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 8-të dhe Ademi në atë të 81-tën.

Ermir Lenjani shënon në minutën e 83-të por goli i tij nuk ndihmoi Sionin që të nxjerrë pikë, ndërsa për mysafirët realizoi Vecsei (78' e 90+2'). Lenjani dhe Pajtim Kasami luajtën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 87-të.

Liga e Zvicrës 
Sion-Lugano    1:2
St. Gallen-Basel    0:0
Zurich-Young Boys    0:4
Thun-Luzern    0:2
Xamax-Servette    2:2

Tabela
1. Basel    10    7    2    1    23
2. Young Boys    10    6    4    0    22
3. St. Gallen    10    5    2    3    17
4. Sion    9    5    1    3    16
5. Luzern    10    3    3    4    12
6. Zurich    10    3    2    5    11
7. Servette    10    2    5    3    11
8. Xamax    10    1    5    4    8
9. Lugano    9    1    3    5    6
10. Thun    10    1    3    6    6

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat