Humbja nga Wolves, kjo është deklarata e Guardiolas

Futboll

Humbja nga Wolves, kjo është deklarata e Guardiolas

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:43
Pep Guardiola

Pep Guardiola pranon se Manchester City kishte një “ditë të keqe” në humbjen e tyre 2-0 ndaj Wolves, çka i kontribuan Liverpoolit të thellonte diferencën prej tetë pikëve në tabelën e Premierligës.

‘Qytetarët’ dolën në këtë ndeshje duke e ditur se tre pikëshi për ta është i detyruar, pas fitores së djeshme ndaj Leicester.

Por dy gola nga Adama Traore shokoi Cityn, që pësoi disfatën e dytë këtë sezon në kampionatin elitar anglez.

Guardiola i tha BBC Sport: “Ne filluam mirë, mjaft mirë por pranuam në kundër-sulme. Ne nuk ishim në maksimumin tonë dhe kur ju pranoni gol në një kundërsulm të shpejtë, kishim shanse të shënonim por ishte një ditë e keqe dhe humbëm ndeshjen”.

“Ne nuk kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur probleme në atë kuptim. Ne jemi një ekip që luan një mënyrë specifike por është një ditë e keqe, kjo ndodh ndonjëherë”.

“Kur fitoni një ndeshje, ju mendoni për tjetrën. Tani kemi pushimin ndërkombëtar, atëherë mund të kthehemi dhe të shkojmë në takimet tjera”, deklaroi spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat