Kampionët rimarrin fronin e Italisë, Interi i Contes provon hidhërimin në San Siro

Futboll

Kampionët rimarrin fronin e Italisë, Interi i Contes provon hidhërimin në San Siro

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Me një paraqitje super dhe personalitet, Juventusi mposht Interin në "San Siro" dhe e detyron që t'i dorëzojë stafetën e kreut të renditjes, duke komanduar kështu Serie A në kuotën e 19 pikëve, një më shumë se skuadra e Antonio Contes, që pas gjashtë fitoresh radhazi provon shijen e hidhur të humbjes.

Vendos ai, El Pipita Higuain, që duket sikur kurrë nuk është larguar nga Juventusi dhe se ai sezon i dështuar me Milanin dhe Chelsea është një makth i shëmtuar... Një gol që është pjesë e repertorit të tij dhe që dënonin zikaltërit, të cilët megjithatë provuan të përballeshin hapur me "Zonjën e Vjetër".

Juventusi e nisi mjaft mirë me Dybala që pas 4 minutash mposhti Handanovic, ndërsa Ronaldo goditi tranversën e portës. Por, Lautaro gjeti golin e barazimit me penalltinë e shkaktuar nga De Ligt për prekje me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Pjesa e parë u mbyll me polemika dhe sherr, ndërsa në pjesën e dytë gjithashtu nuk munguan rastet edhe pse skuadra e Sarrit ishte më kërkuese. Trajneri bardhezi hodhi kartën "Higuain" në fushë, ndërsa Conte ndërroi Lautaron, teksa Vecino goditi edhe shtyllën dhe Juventusi ishte me fat.

Higuain shfrytëzoi një pasim të artë dhe realizoi ashtu si një vit më parë, ndërsa Interi tentoi të barazonte por nuk arriti. Derbi i Italisë shkon për bardhezinjtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat