Sarri thumbon kritikat: Njerëzit mendojnë se jam budalla!

Futboll

Sarri thumbon kritikat: Njerëzit mendojnë se jam budalla!

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:49
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka qenë shumë i kënaqur me fitoren e Juventusit ndaj Interit. Pas ndeshjes, kjo është deklarata e tij për Sky Sport Italia.

“Parakalimi në krye të renditjes nuk ka shumë rëndësi tani. Gjëja më e rëndësishme është që luajtëm mirë, me karakter dhe ndaj një skuadre që ka fituar çdo ndeshje deri tani.”

Goli i Higuain u finalizua pas 24 pasimeve të sakta, tipike një lojë “Sarriball”. “Një skuadër me kualitet të tillë mund ta bëjë. Kur pasimet bëhen të rrjedhshme, do të mbërrijnë edhe mundësitë e shënimit.”

Për nëntë minuta Juve luajti me Higuain, Dybala dhe Ronaldo.

“Në atë moment ishim duke dominuar ndeshjen dhe do të ishte e padrejtë të mos shënonim. Megjithatë, kisha frikë dhe vendosa të bëja një tjetër zëvendësim.

Kjo skuadër është mësuar të mbrojë shumë më thellë, por lojtarët po adaptohen dhe kemi parë përmirësime të mëdha.

Mendoj se mund të përmirësohemi akoma. Është një proces gradual. Mbase njerëzit menduan e unë isha budalla. Ata duhet të kenë mendjen. Kur isha tek Empoli kam nisur me një sistem të cilin e ndryshova komplet. Shkova te Napoli me një sistem dhe e ndryshova pas tri viteve.

Shkova te Chelsea dhe pranë ndryshova skemë. Duhet të përshtatesh kudo që shkon në bazë të karakteristikave të lojtarëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat