Guardiola: Diferenca është e madhe, por ende besojmë

Futboll

Guardiola: Diferenca është e madhe, por ende besojmë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:33
Pep Guardiola

Menaxheri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se “distanca është e madhe”, por prapë beson se skuadra e tij mund të kapë Liverpoolin në garën e titullit të Premierligës.

Humbja e Cityt 2-0 nga Wolves në fundjavë do të thotë se ata tani janë tetë pikë larg nga ‘Reds’.

Është diferenca më e madhe që çdo ekip ka pasur pas tetë ndeshjeve të para në historinë e Premierligës – më i madhi i mëparshëm ishte Chelsea në vitin 2014, që fitoi titullin.

“Unë i njoh këta djem”, tha Guardiola. “Ata janë akoma të mrekullueshëm dhe ata akoma e dinë se mund ta bëjnë atë”.

Ndryshe, Liverpool ka fituar tetë nga tetë ndeshjet e para në Premierligë, duke krijuar një diferencë të rehatshme me vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat