Dalin rezultatet mjekësore, kjo është gjendja e Salah pas dëmtimit

Futboll

Dalin rezultatet mjekësore, kjo është gjendja e Salah pas dëmtimit

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:38
Salah

Sulmuesi egjiptian u detyrua të largohej para kohe nga fusha e blertë pas një përplasjeje me mesfushorin e “Dhelprave” Hamza Choudhury pak para se të mbyllej takimi në “Anflied”.

Për fatin e mirë të Liverpoolit, skanimet fillestare nuk tregojnë ndonjë dëmtim të rëndësishëm përtej përdredhjes së gjurit të majtë. E rëndësishme është që nuk ka ndonjë dëmtimit të ligamenteve.

Salah do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga stafi mjekësor, por burimet e Liverpool më kanë thënë se mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës të “The Reds”, kundër Manchester United, më 20 tetor.

“Faraoni” nuk do t’i bashkohet Egjiptit për ndeshjen miqësore kundër Botsvanas,

Lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në përfaqësueset e vendeve të tyre do të jepet pushim këtë javë, megjithëse të gjithë do të ndjekin programe të përshtatura posaçërisht gjatë pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Salah, natyrisht, do të ndiqet nga afër nga stafi mjekësor i klubit.

Pas pushimit, Klopp shpreson të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje sa i përket formacionit. Alisson Becker dhe Xherdan Shaqiri pritet t’a kalojnë dëmtimin në pulpë. Braziliani, i cili nuk që nga ndeshje kundër Norwich, në fillim të gushtit, u mendua se mund të aktivizohej ndaj Leicesterit, por stafi i Liverpoolit vendosi të mos rrezikonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat