Challandes ka një kërkesë interesante për Albin Kurtin

Futboll

Challandes ka një kërkesë interesante për Albin Kurtin

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 14:53
Bernard Challandes dhe Albin Kurti

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes nuk ka mundur t’i ik pyetjes rreth zgjedhjeve që u mbajtën dje në Republikën e Kosovës e ku fitues u shpall lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Sukseset e ‘Dardanëve’ në futboll gjithmonë janë festuar edhe nga zyrtarët e lartë qeveritarë, ku pas çdo ndeshje pozita nuk mungoi në dhomat e zhveshjes për t’i uruar futbollistët.

Gjithsesi, tekniku zviceran ka komentuar rreth situatës aktuale që po zhvillohet në Kosovë dhe ka thënë se Albin Kurti do ishte i mirëseardhur, duke i shtuar një kërkesë interesante e thënë në mënyrë komike.

“Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, kombëtarja është pjesë e shtetit”.

“Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat