Milan ka marrë dritën e gjelbërt nga Luciano Spalleti, por problemi qëndron te Inter.
Trajnerit i pëlqen projekti teknik i Milanit dhe është i gatshëm të marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’, por do të jetë e nevojshme të gjejnë ekuilibrin e duhur ekonomik me ‘Nerazzurri’.
Kjo për shkak që ish-tekniku i Romës ka ende një kontratë me Interin dhe kjo i prish punë milanezëve.
Krerët e dy klubeve Elliott dhe Zhang janë në kontakt për të kërkuar marrëveshje.
Nëse gjithçka do zgjidhej, Spalleti do nënshkruante kontratë tre-vjeçare me Milanin.