Bayern në luftë me Francën, Rummenigge: Jam i irrituar me sjelljen e tyre!

Futboll

Bayern në luftë me Francën, Rummenigge: Jam i irrituar me sjelljen e tyre!

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:10
Rummenigge dhe Domenec

Bayern Munchen dhe Federata futbolle franceze duket se janë në një luftë të hapur. Molla e sherrit është Lucas Hernandez, për të cilin bavarezët këmbëngulin se është i dëmtuar, ndërsa Franca kërkon që ta ketë në grumbullimin për sfidat ndaj Islandës dhe Turqisë.

Mbrojtësi francez ka munguar në sfidat e fundit të Bayernit si pasojë e  një dëmtimi dhe drejtuesit gjermanë kërkojnë që Hernandez të vijojë të qëndrojë në Mynih për të përfunduar rikuperimin e plotë të tij.

Federata franceze kërkon që ta ketë në grumbullim dhe Deschamps ka deklaruar se Franca ka mjekët e saj dhe do të kryejë vetë ekzaminimet për dëmtimin e mbrojtësit. Së fundmi ka reaguar dhe Karl-Heinz Rummenigge, i cili është shprehur mjaft i tërbuar:

“Jam i irrituar me sjelljen e federatës franceze të futbollit. Lucas Hernandez vuan nga një dëmtim, ndërsa Coman, Pavard dhe Tolisso janë të lirë që të jenë pjesë e kombëtares. Përfshirja e Lucas në listën e të grumbulluarve është diçka pa sens”, ka përfunduar Rummenigge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat