Ja e vërteta pse nuk është ftuar Avdijaj

Futboll

Ja e vërteta pse nuk është ftuar Avdijaj

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:25
Donis Avdijaj

Mesfushori Donis Avdijaj nuk është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Në konferencë për shtyp trajneri zviceran nuk e tregoi arysen reale për këtë vendim.

“Unë jam trajner dhe marr vendime, të cilat i bazojë në disa faktorë. Vendimi për të mos e ftuar Donisin është i bazuar në disa principe të mia” deklaroi Challandes.

Aktualisht, Avdijaj është një nga futbollistët më në formë të Kosovës. Ai luan te Trabzonspori në Turqi, ndërsa me këtë skuadër aktivizohet edhe në Ligën e Evropës.

Sipas burimeve të Indeksonline, në përfundimin e ndeshjeve të Nations League, Avdijaj nuk ka qenë i kënaqur me trajnerin për shkak të mos aktivizimit në lojë dhe më pas ka pasur një mosmarrëveshje në mes tij dhe trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat