Marrëveshja me Spalettin pezull, një emër i ri për stolin e Milanit!

Futboll

Marrëveshja me Spalettin pezull, një emër i ri për stolin e Milanit!

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:09
Luciano Spalletti

Marrëveshja mes Luciano Spalettit dhe Milanit ka ngecur për momentin, pasi italiani nuk po arrin të zgjidh kontratën e tij me Interin, me këta të fundit që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga situata e krijuar.

Ndodhur përpara kësaj çështjeje, drejtuesit e Milanit duket se kanë nisur punën për një tjetër emër. Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport”, kuqezinjtë kanë në listën e kandidatëve edhe Stefano Piolin. Në rast të një dështimi për finalizimin e marrëveshjes me Spalettin, Pioli do të ishte kandidati kryesor për stolin e Milanit. Të reja të tjera priten për sa i përket trajnerit të ri të “Djallit”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat