Arsenal, Juve dhe PSG në luftë për firmën e talentit 16-vjeçar

Futboll

Arsenal, Juve dhe PSG në luftë për firmën e talentit 16-vjeçar

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:18
Karamo Dembele

Arsenali është gati të luftojë me Juventusin dhe Paris Saint-Germain për yllin 16-vjeçar të Celtic Karamo Dembele. Trajneri i Topçinjve Unai Emery kërkon të sjellë lojtarë të rinj në Emirates për të nisur themelimin e së ardhmes.

Borussia Dortmund dhe disa klube të tjera të premier League gjithashtu janë duke vëzhguar talentin e madh të klubit skocez. Dembele ka debutuar në fund të sezonit me ekipin e parë duke impresionuar në fitoren 2-1 ndaj Hearts.

Megjithëse ai duhet të tregohet i duruar këtë sezon, ai konsiderohet si një nga lojtarët me potencialin më të madh në moshën e tij.

Sulmuesi anësor ka firmosur një kontratë afatgjatë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat