Forma e dobët e United, reagon ylli i ekipit: Në futboll nuk mund të fshihesh!

Futboll

Forma e dobët e United, reagon ylli i ekipit: Në futboll nuk mund të fshihesh!

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:58
Manchester United

Manchester United po kalon një moment mjaft negativ, teksa pasditen e djeshme u mposht në transfertë ndaj Neëcastle me shifrat 1-0.

“Djajtë e Kuq” kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë pas tetë javësh dhe e shohin veten vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë të renditjes. Lidhur me këtë situatë ka reaguar Marcus Rashford, i cili me një postim në “Tëitter” ka shprehur zhgënjimin e tij.

“Në futboll nuk mund të fshihesh dhe javët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira. Si një tifoz i Manchester United kjo gjë më lëndon. Ju (referuar tifozëve) meritoni më shumë. E dimë që duhet të përmirësohemi dhe në këtë gjë po fokusohemi të gjithë si klub”, përfundonte postimin e tij Rashford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat