Van Dijk pas dështimit të Man City: “Është herët të flasim për titull, gjithçka mund të ndodhë”

Futboll

Van Dijk pas dështimit të Man City: “Është herët të flasim për titull, gjithçka mund të ndodhë”

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 00:18
Van Dijk

Tetë pikë, kaq është diferenca mes vendit të parë, Liverpoolit me atë të dytë, Manchester City.

Man City ka bërë një tjetër hap fals, duke pësuar humbjes shokuese 0-2 në shtëpi nga Wolves.

Sido që të jetë, pavarësisht se Liverpooli tani është 8 pikë para Man City, Virgil van Dijk, s’dëshiron të flasë për titull, duke insistuar se “gjithçka mund të ndodhë”.

“Deri më tani kemi marrë shumë pikë”, tha ai për Sky Sports.

“Ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar në lojën tonë. Ne duhet të fokusohemi në ndeshjet që kemi para dhe mos të shikojmë diferencën me pike me të tjerët, përfshirë Cityn”.

“Do të ketë kohë të vështirë që po vijnë, shembull Dhjetori dhe Janari (janë dy muaj me shumë ndeshje) dhe mendoj se gjithçka do të ndodhë”.

Tutje Van Dijk foli për humbjen e befasishme të Man City në shtëpi.

“Nuk e prisja, natyrisht”, tha Van Dijk, që i është bashkuar skuadrës së Holandës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Irlandës Veriore dhe Bjellorusisë.

“Mendoj se të gjithë prisnin ndeshje të vështirë për Cityn, por kur City luan në shtëpi nuk ndodh pothuajse kurrë që të mos shënojnë të paktën një gol”.

“Ishte paraqitje fantastike nga Wolves, dhe duhet t’i përgëzoni ata. Por, ata (City) do të tentojnë të kthehen nga kjo. Deri atëherë, unë duhet të fokusohemi te futbolli me Kombëtaren”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat