Provokim i rëndë, Cërvena Zvezda viziton ushtrinë e Serbisë para se të vijë nesër në Republikën e Kosovës

Futboll

Provokim i rëndë, Cërvena Zvezda viziton ushtrinë e Serbisë para se të vijë nesër në Republikën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:19

Kampioni i Serbisë, klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, tregon hapur lidhjet me ushtrinë e Serbisë dhe që besa edhe janë pritur nga garda e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme.

Image

Provokim i rëndë i Zvezdës, e cila para se të vijë nesër në Zveçan, ka vizituar ushtrinë e Serbisë dhe iu është bërë edhe nderimi nga garda.

Edhe në faqen e Zvezdës është postuar informacioni dhe madje edhe me video! Dhe habia tjetër është, se Zvezda shkruan për lidhje që ka me ushtrinë serbe.

Aty përmenden emrat e si gjeneralmajor, komandant garde Millomir Todoroviq, Stevan Stevanoviq etj. Një lidhje e fortë e Zvezdës me ushtrinë.

Dhe nesër në orën 14.00 në Republikën e Kosovës, Cërvena Zvezda do të vijë dhe luajë kundër Trepçës fantome që drejtohet nga Milan Radojçiç dhe aq më keq për 1/16-ën e finales së Kupës së Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat