Cërvena Zvezda me ushtri të Serbisë në Kosovë!?  Si ta ndalim...

Futboll

Cërvena Zvezda me ushtri të Serbisë në Kosovë!?  Si ta ndalim...

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:46
Zvezda te ushtria

Sot me 8 tetor, klubi më i urryer në Ballkan, Cërvena Zvezda e Beogradit, në faqen e saj, ka postuar një video se si e ka vizituar ushtrinë serbe, si u prit nga garda serbe dhe madje kanë vizituar edhe aviacionin përkatësisht helikopterët, para se të vijnë në shtetin tonë dhe pa lejen e autoriteteve tona. 

Image

Nesër në orën 14.00 në Zveçan do të zhvillohet ndeshja ilegale mes Trepçës fantome dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit, në kuadër të 1/16-ës së finales së Kupës së Serbisë në futboll.

Para se të vijnë në Kosovë, ata vizituan ushtrinë e Serbisë, skandal i një klubit sportiv!  

Shtrohet pyetja, cilët nga gjeneralët serb mund të jenë në ekspeditën e Zvezdës dhe të mbështjellë në petkun sportiv, që të hyjnë edhe ata në Kosovë. Zvezda paralajmëron se me ushtri do të futet në Kosovë, ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo vizitë te ushtria serbe.  

Dyshohet se nesër edhe ushtarakët do të vijnë me tuta sportive, sepse vet pamjet në faqen e Zvezdës, janë një konfirmim se po vijnë. Si ta ndalim Zvezdën me ushtri?

Çfarë do të bëjë Federata e Futbollit e Kosovës, me presidentin Agim Ademi, si do të reagojë shteti i Kosovës?

Dhe krejt në fund, kryetari i nderit i Zvezdës, Dragan Xhajiqi, së bashku me drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziqin dhe drejton sportiv Mitar Mërkellën, të cilët kanë planifikuar hyrjen dhe sigurisht kanë ftuar ndonjë nga gjeneralët apo eprorët serb, që t’i kenë me vete por të kamufluar me tuta sportive.  

Image

Kjo është skandaloze se çfarë ka paraqitur klubi serb, te ushtria serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat