Futbollisti i Cërvena Zvezdës provokon rëndë Kosovën, kështu e quan shtetin tonë!

Futboll

Futbollisti i Cërvena Zvezdës provokon rëndë Kosovën, kështu e quan shtetin tonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:03
Futbollisti i Cërvena Zvezdës provokon rëndë Kosovën, kështu e quan shtetin tonë!

Skandalet nuk kanë të sosur! Merre me mend Federata e Futbollit e Serbisë e organizon Kupën e Serbisë në tokën e Republikës së Kosovës! 

Nesër në orën 14.00 në Zveçan aty ku Trepça fantome i luan ndeshjet ilegalisht si vendas, do të ndeshet me Cërvena Zvezdën e Beogradit, kampion i Serbisë, në kuadër të 1/16-ës së finales se Kupës së shtetit serb. 

Futbollisti i Cërvena Zvezdës, Milan Jevtoviq, thotë se mezi po pret ta vizitojë Trepçën në Kosmet, kryesisht për shkak të tifozëve që kanë nga ajo pjesë e Serbisë.

"Jam shumë i kënaqur që do të kemi mundësinë për të luajtur në Kosovë. Është një gëzim i madh për tifozët e Cërvena Zvezdës të cilët jetojnë atje për të pasur mundësinë që ta shikojnë ndeshjen drejtpërdrejt. Unë pres një numër të madh të tifozëve tanë" tha Jevtoviq.

"Unë pres që të fitojmë dhe të kualifikohemi në të tetën e finales.

Një fitore kundër Trepçës do të na lejonte të bënim një pushim të mirë për shkak të ndeshjeve të ekipit kombëtar”, tha mes të tjera Jeftoviq për portalin serb “Kurir”. Futbollist që e quan Kosovën, një pjesë e Serbisë, e turpshme dhe skandaloze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat