Dominon Barça me 8 futbollistë

Futboll

Dominon Barça me 8 futbollistë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 12:18
Dominon Barça me 8 futbollistë

Barcelona mposhti bindshëm 4-0 Sevillan në sfidën e të dielës në mbrëmje, duke dominuar totalisht dhe zgjidhur gjithçka në pjesën e parë kur edhe çuan 3 herë topin në rrjetë, para se të gjenin edhe golin e katërt me Messin në fraksionin e dytë.

Në një start “të vakët” të kampionatit, kjo ishte fitorja më bindëse e katalanëve, që merr edhe më shumë vlera për faktin se përballë ishte një skuadër si Sevilla, që është një “kockë e fortë” për çdo kundërshtar.

Pikërisht për këtë arsye, në formacionin e javës në kampionatin spanjoll janë përzgjedhur plot 8 futbollistë të Barcelonës.

Teksa nga formacioni i parë nuk janë përzgjedhur vetëm i riu Todibo, mesfushori brazilian Arthur dhe sulmuesi francez Dembele, që u ndëshkua edh me karton të kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat