Pioli vjen familjarisht, kompletohet stafi i Milanit! - Bota Sot
Pioli vjen familjarisht, kompletohet stafi i Milanit!

Futboll

Pioli vjen familjarisht, kompletohet stafi i Milanit!

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 15:45
Stefano Pioli

Milani do të drejtohet nga Stefano Pioli dhe vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit ka mbetur. "Djalli" i ka komunikuar largimin trajnerit Marco Giampaolos dhe ka bindur ish-trajnerin e Interit të marrë drejtimin e skuadrës. 

Ky i fundit ka gjetur gjuhën e përbashkët madje ka përgatitur dhe stafin që do të marrë me vete në Milano. Gazetari italian, Nicolo Schira, bën me dije se Stefano Pioli do të ketë si zëvendës të tij Giacomo Murellin, bashkëpunëtorin e tij të përjetshëm. 

Stafi do të ketë dhe përgatitësin atletik, pozicion ky që do të mbahet nga Francesco Perondi dhe analizuesin e ndeshjeve Gianmarco Piolin. Ky i fundit është dhe djali i trajnerit të Milanit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...