Drita nga Gjilani nuk arriti që të rikthehet në krye të tabelës, për faktin se fitorja iu mohua në fund në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Drenica barazoi rezultatin 1:1, në ndeshjen e javës së 9-të të elitë së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 38-të, Gilberto Fortunato kaloi në epërsi Dritën, ndërsa tre minuta pa përfunduar ballafaqimi Diar Prokshi barazoi shifrat 1:1.
Drenica është në vend të nëntë me 9 pikë dhe Drita në pozitën e dytë me 18.
Skuadra e Gjilanit para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat minimal 1:0 kundër Dukagjinit të Klinës.
Futbollisti kroat, Tomisllav Bushiq, shënoi për fitoren e madhe në minutën e 45+të.
Gjilani ngritë në vend të tretë me 18 pikë sa ka edhe në pozitën e dytë me 18 sosh Drita dhe Ballkani nga Theranda prinë me 20 sosh.
IPKO Superliga e Kosovës
Llapi-Ferizaj 2:4
Trepça '89-Feronikeli 1:1
Vushtrria-Flamurtari 2:2
Ballkani-Prishtina 1:0
Drenica-Drita 1:1
Gjilani-Dukagjini 1:0
Tabela
1. Ballkani 9 6 2 1 20
2. Drita 9 5 3 1 18
3. Gjilani 9 6 0 3 18
4. Llapi 9 5 2 2 17
5. Feronikeli 9 5 1 3 16
6. Prishtina 8 4 1 3 13
7. Trepça ’89 9 2 4 3 10
8. Ferizaj 9 3 0 6 9
9. Drenica 8 2 3 3 9
10. Flamurtari 9 2 2 5 8
11. Vushtrria 9 1 3 5 6
12. Dukagjini 9 1 1 7 4