Edhe këtë e bëjnë serbët e Kosovës për Cërvena Zvezdën që po vjen!

Futboll

Edhe këtë e bëjnë serbët e Kosovës për Cërvena Zvezdën që po vjen!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 16:42
Edhe këtë e bëjnë serbët e Kosovës për Cërvena Zvezdën që po vjen!

Edhe tribunat i kanë vezulluar me ngjyrën e Flamurit të Serbisë, në stadiumin Zhitkovc pranë Zveçanit. Vezullojnë tribunat dhe gjithçka e kanë përgatitur me ngjyrën e Serbisë, provokim i madh dhe i turpshëm.

Këtë informacion e jep edhe informer.rs! “Ndeshja e 16-ës së finales së Kupës së Serbisë mes Trepçës dhe Cërvena Zvezdës, do të luhet të mërkurën në Zhitkovc pranë Zveçanit të Kosovës dhe Metohisë. 

Futbollistët e Trepçës kanë bërë stërvitjen fundit para kësaj ndeshje, e cila tërheq vëmendje të madhe të publikut. Të gjithë në veri (KiM) mezi presin ditën e mërkurë dhe orën 14.00 kur duhet të fillojë ndeshja.

Menaxhmenti  FC Trepça ka të gjitha forcat në dispozicion”, thuhet mes të tjera nga portali serb. 
“Të gjithë mezi po e presim ardhjen e Zvezdës dhe Stojadin Gjokoviq, një tifoz i zjarrtë i Trepçës, thotë se kampioni serb nuk është i pathyeshëm dhe se mund të shënojnë një gol nesër.  

“E ashtuquajtura Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar më herët se e ka ndaluar lojën”, shkruan ky farë mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat