Lushtaku: Nuk u dorëzuam për asnjë moment

Futboll

Lushtaku: Nuk u dorëzuam për asnjë moment

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:01
Lushtaku: Nuk u dorëzuam për asnjë moment

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është shprehur tejet i lumtur me angazhimin e futbollistëve të tij ndaj Dritës. 

“Me pak fat kemi mundur ta fitojmë mendoj se po na përsëriten disa gabime të njëjta si me Gjilanin e Ballkanin, po pësojmë gola nga rivëniet nga këndi dhe atëherë kur ke të bësh me Dritën dhe je në disavantazh është e vështirë për të gjitha skuadrat.

Nuk u dorëzuam për asnjë moment në pjesën e dytë dhe arritëm golin e barazimit”, ka deklaruar Lushtaku për mikrofonin e Supersport Kosovës.

Tutje, Lushtaku ka shtuar se ky kampionat do të jetë tejet i vështirë për të gjitha skuadrat e Superligës.

“Pjesën e dytë kemi zhvilluar lojë ofanzive dhe kemi bërë zëvendësime në fazën sulmues dhe me pak fat do të fitonim tre pikët e plota, futbolli është kështu. Unë jam i kënaqur me lojë edhe pse patëm pesë mungesa. Unë kam thënë edhe më herët sa i përket pjesës së poshtme të tabelës nuk i dihet, po e shohim Ballkanin me tri fitore doli lider ka me qenë një kampionat i vështirë, sidomos ato skuadra që kanë fond të vogël të futbollistëve dhe probleme ekonomike”, ka shtuar ai.

Në fund, ai folur edhe ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan insport.

“Ne e dimë formën e mirë të kom jam optimist dhe shpresojmë se do ta kalojmë këtë ndeshje, do të jetë shumë e vështirë të evulojmë. Është ekip që duhet të respektojmë dhe me një angazhim të madh duhet të luajmë dhe nëse nuk e bëjmë këtë do të jetë e vështirë, pasi Mali i Zi këtu do jetë i relaksuar”, ka përfunduar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat