Nga burgu te kombëtarja, Portugalia i jep një mundësi të dytë 25-vjeçarit

Futboll

Nga burgu te kombëtarja, Portugalia i jep një mundësi të dytë 25-vjeçarit

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:08
Trajneri Santos

Të gjithë meritojnë një mundësi të dytë në jetë dhe kjo është ajo që po ndodh me Ruben Semedo-n, lojtari portugez i Olympiacos.  

Pas pesë muajve në burg, duke se ka ardhur kthesa për 25-vjeçarin, i cili është grumbulluar me kombëtaren pas pesë muajve të kaluar në burg. Trajneri Santos po i jep një mundësi të dytë pasi ai u arrestua për pengmarrje, kanosje dhe vjedhje me armë zjarri.

"Edhe nëse një person gabon, ka të drejtën të kthehet të jetojë. Ka treguar se di të reagojë, e kemi ndjekur. Është grumbulluar për atë që mund t'i japë skuadrës, por edhe sepse është një gjë shumë e rëndësishme në aspektin social", ka thënë trajneri i Portugalisë.  

Edhe vetë lojtari ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në burg pak kohë më parë: "Kam qarë shumë herë, kurrë përpara të tjerëve. Disa herë qëndroja shtrirë dhe nuk arrija të flija, mendoja vetëm për fëmijët dhe familjen time që vuante. Është një eksperiencë që të bën të reflektosh sesi e kalon kohën tënde, me familjen ose me persona për të cilët nuk ke asnjë rëndësi".

Semedo ka një mundësi dytë, të cilën nuk mund ta shpërdorojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat