Liria lider i ri, Vëllaznimi fundoset në Ligën e Parë të Kosovës 

Futboll

Liria lider i ri, Vëllaznimi fundoset në Ligën e Parë të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:50
Liria lider i ri, Vëllaznimi fundoset në Ligën e Parë të Kosovës 

Liria nga Prizreni, skuadër me renome, është lider i ri, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova është fundosur në renditjen e Ligës së Parë të Kosovës.

Liria para shikuesve të vet shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 në duel me Dardanën,  në ndeshjen e vlefshme të javës së tetë. Futbollisti Jasmin Muhoviq siguroi fitoren e Lirisë, e cila kryeson renditje me 19 pikë, dy më shumë se Istogu në pozitën e dytë.

Vëllaznimi është në krizë të thellë, tetë javë pa fitore, kësaj radhe si vendas mposhtet me 4:1 nga Vllaznia e Pozhoranit. Vëllaznimi është në fund të renditjes me vetëm 4 pikë.
 

Liga e parë, java e 8-të
Drenasi-Ramiz Sadiku    1:0
Trepça-Malisheva    1:0
Istogu-KEK-u    1:1
Ulpiana-Besa    0:2
Vëllaznimi-Vllaznia    1:4
Onix-2 Korriku    2:0
Arbëria-Vitia    0:0
Liria-Dardana    1:0

Tabela 
1. Liria    8    6    1    1    19
2. Istogu    8    5    2    1    17
3. Malisheva    8    5    1    2    16
4. Besa    8    4    2    2    14
5. Trepça    8    4    2    2    14
6. Arbëria    8    4    2    2    14
7. Dardana    8    4    1    3    13
8. Drenasi        8    3    3    2    12
9. Onix    8    2    4    2    10
10. Vllaznia    8    3    0    5    9
11. Ulpiana    8    2    2    4    8
12. Ramiz Sadiku    8    2    1    5    7
13. 2 Korriku    8    2    1    5    7
14. KEK-u    8    1    3    4    6
15. Vitia    8    1    3    4    6
16. Vëllaznimi    8    0    4    4    4

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat