Gjimshiti: Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë

Futboll

Gjimshiti: Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:03
Gjimshiti: Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë

Berat Gjimshiti ka folur në prag të përballjes me Turqinë në ndeshjen vendimtare për fatet e kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Në konferencën për mediat, mbrojtësi kuqezi tha se Kombëtarja do të udhëtojë për të dhënë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.

Mbrojtësi i Atalantës ka treguar se Elseid Hysaj do t'u mungojë, por nga krahu tjetër beson se skuadra do të paraqitet mirë.

"Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi mundësi të tjera", tha fillimisht ai.

Hysaj ? "Më vjen keq për të, pasi është i nevojshëm për ne. Hysaj  është kapiteni dhe do të na mungojë të gjithëve. Jam më shumë se pesë viteve që jam këtu, kam pasur edhe unë eksperienca të këqija. Do të mungojë eksperienca e të tjerëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat