Mezani: Përballë kemi pasur një skuadër të mirë

Futboll

Mezani: Përballë kemi pasur një skuadër të mirë

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 18:08
Mezani: Përballë kemi pasur një skuadër të mirë

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani ka qenë nikoqir i Dukagjiit në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.Ndeshja e zhvilluar në Gjilan i ka takuar vendasve të cilët fituan me rezultat minimal 1:0.Pas fitores së sotme, trajneri i Gjilanit Gentian Mezani ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Ne do të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe nuk do e shikojmë renditjen tani. Do të mundohemi të gabojmë sa më pak që të mos e humbasim ritmin me skuadrat tjera”, tha Mezani për SS Kosova.

“Reagimi i skuadrës ishte i mirë pas dy humbjeve dhe kjo është gjë e mirë për ne”, vlerësoi trajneri vlonjat.

“Kemi luajtur mirë në fazën defanziv, por jo vetëm kjo.

Përballë kemi pasur një skuadër të mirë në aspektin e disiplinës taktike dhe një skuadër që na lejoi pak hapësira”, potencoi Mezani.

Për fund, Mezani ka folur edhe për gjendjen e Oltion Rrapës, i cili u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë shkaku i një lëndimi.

“Nuk duket të jetë një gjendje e mirë e Rrapës, duket lëndim serioz. Por, nesër i marrim detajet pas testeve mjekësore”, shtoi Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat