Tërhiqet Schweinsteiger 

Futboll

Tërhiqet Schweinsteiger 

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:27
Tërhiqet Schweinsteiger 

Ish kampioni i Botës me Gjermaninë dhe njëkohësisht ish-legjenda e Bayern Munih, Bastian Schweinsteiger ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Pas 3 viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbajti veshur fanellën e Chigaco Fire, gjermani vendosi të thotë szo dhe lamtumira e tij erdhi menjëherë pas fundit të sezonit të rregullt në MLS. Lajmin për tërheqjen e nga futbolli e ka komunikuar vetë Schweinsteiger.

Në karrierën e tij 35-vjeçari ka fituar shumë trofe ku spikasin 8 titujt e Bundesligës me Bayernin dhe 7 Kupa të Gjermanisë.

Në 2014-ën ai fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë në Brazil, ndërsa mbajti edhe për dy vite shiritin e kapitenit me pancerat pas tërheqjes së Philip Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat