Atletico Madrid dhe rekordi i veçantë i Joao Felix

Futboll

Atletico Madrid dhe rekordi i veçantë i Joao Felix

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:27
Joao Felix

Portugezi i Atletico Madrid, i blerë këtë verë nga spanjollët për 120 milionë euro, ka regjistruar një statistikë të veçantë në La Liga.

19-vjeçari, në fakt, është futbollisti më i zëvendësuar në këtë fillim të kampionatit spanjoll. Ish-ylli i Benfica-s, i cili ka nisur çdo ndeshje si titullar, është zëvendësuar gjithmonë në vazhdim të ndeshjes. Pothuajse gjithmonë.

Felix është zëvendësuar në 7 nga 8 ndeshjet e luajtura deri tani, duke qëndruar në fushë për 90 minuta vetëm kundër Legane-s. Pas një fillimi shumë të mirë, me gol, asist dhe lëvizje magjike, tani Simeone dhe tifozët duan diçka më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat