Mustafi reagon ashpër ndaj tifozëve të Arsenalit: Më kritikojnë edhe kur s’luaj

Futboll

Mustafi reagon ashpër ndaj tifozëve të Arsenalit: Më kritikojnë edhe kur s’luaj

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:42
Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi i ka quajtur të tepruara dhe të paarsyeshme kritikat e tifozëvetë Arsenait drejtuar atij, duke thënë se është bërë cak i kritikave për paraqitjet e tij për Arsenalin madje edhe kur nuk luan.

Mbrojtësi 27-vjeçar me prejardhje shqiptare, i cili e fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, e ka humbur vendin në skuadrën e Uani Emeryt dhe është më së paku i parapëlqyer nga pesëshja Sokratis, Rob Holding, Calum Chambers dhe David Luiz, transmeton Express.

Gjatë verës u raportua se Mustafi do të largohej nga klubi londinez, pasi Emery ia kishte bërë të qartë se nuk e kishte më në planet e tij.

Megjithatë, ish-ylli i Valencias zgjodhi të qëndrojë në Emirates Stadium për të luftuar për një vend në skuadër.

Mustafi nuk e ka luajtur asnjë minutë te vetme në Premierligë këtë sezon, por luajti për 90 minuta në Ligën e Evropës kundër Eintrach Frankfurt dhe Standard Liege.

Ai u paraqit edhe në Carabao Cup kundër Nottingham Forest.

Duke folur për Der Spiegel, Mustafi – i cili nuk është ftuar nga Gjermania që prej vitit 2017 – foli për dy paraqitjet për të cilat u kritikua më së shumti sezonin e kaluar, humbja 5:1 kundër Liverpoolit në dhjetor dhe ajo 3:2 kundër Crystal Palace në prill.

“Pata munguar për tri javë shkaku i lëndimit dhe luajta kundër Liverpoolit pa u stërvitur me ekipin sepse trajneri kishte nevojë për mua. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 4:1, nuk bëra mirë dhe e lëndova veten përsëri”, tha Mustafi.

“Pas lojës, mora shumë komente negative nga tifozët e Arsenalit në Instagram dhe Tëitter. Edhe shkrime pati ku unë u kritikova shumë”, shtoi ai.

Për lojën me Palace, ku gabimet e tij kushtuan me gola dhe humbje, Mustafi tha: “Unë jam kritik i vetes mjaftueshëm për ta kuptuar se i bëra ato gaime.”

“Mund t’i përballoj kritikat e mëdha, po ashtu. Por është tepruar me kritika të paarsyeshme. Jam bërë cak”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat