Goditja më e mirë e Juventus-it? Lukaku

Futboll

Goditja më e mirë e Juventus-it? Lukaku

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 00:17
Lukaku

Ka qenë Juventus-i që ka fituar ndeshjen e madhe të San Siro-s kundër Inter-it.

Bardhezinjtë kanë arritur të marrin tri pikët falë golave të Dybala dhe Higuain, që kanë neutralizuar barazimin e përkohshëm të Lautaro Martinez me penallti.

Një sukses që ka lejuar skuadrën e Maurizio Sarri-t të marrë kreun e renditjes pikërisht në dëm të formacionit të Antonio Conte-s, që ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat.

Për derbin e Italisë ka folur edhe ish-administratori i deleguar i bardhezinjve dhe ish-armiku num%r një, Luciano Moggi,  

"Goditja më e mirë e Juventus ka qenë vendimi për të hequr dorë nga Lukaku. Në verë u fol për një transferim të belgut në Torino, me Higuain që do të shkonte tek Inter-i: më duket qartë se cila skuadër do të kishte dalë e fituar nga ky operacion", ka shkruar Moggi në Libero.

"U sugjeroj disa tifozëve të mirënjohur të Interit që të mos rikthehen te incidenti mes Ronaldos dhe Iulianos. Mbase ata harrojnë se maksimumi Interi do të kishte barazuar ndaj Juves".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat