Kriza te Man.United, “Djajtë e Kuq” bëjnë merkato në Seria A

Futboll

Kriza te Man.United, “Djajtë e Kuq” bëjnë merkato në Seria A

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 00:27
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United vuan në mënyrë të tmerrshme në kampionat. Pas një starti pozitiv, “Djajt e Kuq” kanë nisur të bien frikshëm, aq pranë zonës së rënies nga Premier League.

Sipas raportimeve të “Sportmediaset”, skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka për qëllim të rindërtohet, përmes përforcimeve në merkaton e janarit, duke tentuar të bëjë blerjet e duhura për t’u ringritur.

Aktualisht, United synon dy gjigantë të Seria A: Mario Mandzukic dhe Kalidou Koulibaly. I pari është pranë largimit nga Juventus, ndërsa mbrojtësi senegalez konsiderohet si një prej gurëve të çmuar të Napolit, i etiketuar si i pashitshëm, por javët e ardhshme do të jenë të zjarrta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat