Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat deri në 21-vjeç do të ketë në mes të këtij muaji një përballje sa emocionuese, po aq edhe vendimtare në eliminatoret e evropianit.
Në 15 tetor në Elbasan Arena do të zbresin shqiptarët e Kosovës si kundërshtarë të grupit C, skuadër që kryeson së bashku me Anglinë dhe Austrinë.
Albion Ademi, futbollisti i Inter Turkut që përfaqësoi Finlandën në të gjitha nivelet e moshave para se të zgjidhte përfundimisht Shqipërinë, mendon se tri pikët janë objektiv i arritshëm.
Në të njëjtën linjë dhe Enis Çokaj, futbollisti që militon me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin kroat.
Shqipëria ndodhet në vendin e pestë në eliminatoret e evropianit të 21-vjeçarëve, me vetëm dy pikë në katër ndeshje.