Edhe një provokim i Zvezdës ndaj Kosovës, kujton edhe kapitullimin në kohën e Fadil Vokrrit

Futboll

Edhe një provokim i Zvezdës ndaj Kosovës, kujton edhe kapitullimin në kohën e Fadil Vokrrit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 10:39
Edhe një provokim i Zvezdës ndaj Kosovës, kujton edhe kapitullimin në kohën e Fadil Vokrrit

Nga Cërvena Zvezda e Beogradit nuk pritet asnjë fjalë e mirë, një klub i lidhur me pushtetin serb dhe i lidhur ngushtë edhe me Ushtrinë e Serbisë, më së miri e faktuan dje në faqen e tyre. Provokimet Zvezdës nuk kanë të ndalur, ata në faqen e tyre e quajnë Kosovën provincë e Serbisë Jugore!

“Cërvena Zvezda do të luajë ndeshjen e 16-ës së finales së Kupës së Serbisë kundër skuadrës Trepça nga Mitrovica e Mitrovicës. Ndeshja do të luhet në stadiumin në Zhitkovc.

Pas një fitore ndaj Napredakut në Krushevc (1:0) fundjavën e kaluar, Cërvena Zvezda po kthehet në garën më të madhe kombëtare, Kupën e Serbisë. Në fazën e parë në 1/16-ën e finales, kundërshtar është Trepça. Kjo nuk është hera e parë që kuqtë e bardhët që e kanë vizituar Kosovën dhe Metohinë. Kjo do të jetë paraqitja e katërt në provincën jugore serbe.  

Duke filluar nga viti 2015, ku ndeshja e parë u luajt në 4 maj 2015, kur delegacioni i Zvezdës vizitoi Graçanicën dhe luajti një ndeshje humanitare. Pastaj, pas shumë vitesh, Zvezda luajti në Kosovë një ndeshje miqësore kundër FC Graçanica. Me 19 maj 2016, skuadra jonë ishte përsëri në Graçanicë, ku u vizitua nga tifozët dhe tifozët  kuq e bardhë. Gëzimi i madh për të vegjlit, si dhe të rriturit, të cilët u entuziazmuan. Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin 9:2 për Zvezdën. Përsëri klubi ynë shkoi në Graçanicë në 2017 kur më 23 maj zhvilloi një ndeshje miqësore bamirësie me klubin e futbollit me të njëjtin emër. Qindra tifozë përshëndetën ekipin, e mposhtën ekipin Graçanica me rezultatin 4:0.

Shënuesit ishin Joveliq, Lukoviq, Platisa dhe Romaniq”, shkruan mes të tjera në faqen e Zvezdës. Ata kujtojnë vitin 2018, kapitullimin, kur i ndjeri Fadil Vokrri, atëkohë president i FFK-së, nuk i ka lejuar që të futen në Kosovë.

Por Zvezda nuk e përmend emrin e Vokrrit, por sipas tyre, ndeshja humanitare u luajt në Beograd. Ata nga inati i kapitullimit, s’e përmendin pse nuk kishin hyrë në Kosovë.  “Më 6 qershor 2018, Zvezda luajti për herë të fundit një lojë me ekipin e Graçanicës, por në Beograd”, shkruan më tej.

“Ndeshja kundër Trepçës do të jetë hera e gjashtë që skuadra jonë takon një skuadër nga Kosovë. Ndeshja është caktuar për të mërkurën, 9 tetor duke filluar nga ora 14.00”, thuhet nga klubi famëkeq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat