Kosova U21 shpreson në fitore ndaj kombëtares së Shqipërisë

Futboll

Kosova U21 shpreson në fitore ndaj kombëtares së Shqipërisë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:00
Kosova U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin trajneri Rafet Prekazi si dhe lojtari Lirim Kastrati. 

Trajneri Rafet Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në kampionatin Evropian. 

"Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Sikur edhe çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje kemi me shku me lujt me moton me krenari dhe përgjegjësi të madhe ", tha Prekazi. 

Ndërsa Lirim Kastrati e cilësoi këtë ndeshje si një ndeshje të veçantë, mirëpo shpreson që në fund të arrijë një rezultat pozitiv. 

"Unë mendoj që ka me qenë një ndeshje e  mirë, jemi të gjithë shqiptarë dhe ka me qenë një ndeshje pak më ndryshe se këto ndeshjet tjera mirëpo shpresojmë në rezultat pozitiv", tha Kastrati. 

Më poshtë mund të shihni listën e të ftuarve nga Rafet Prekazi. Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me datën 15 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat