De Biasi pranë ekipit të njohur të Serie A, por mbahet “peng” nga Gattuso - Bota Sot
De Biasi pranë ekipit të njohur të Serie A, por mbahet “peng” nga Gattuso

Futboll

De Biasi pranë ekipit të njohur të Serie A, por mbahet “peng” nga Gattuso

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:46
De Biasi

Sampdoria mbetet në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Eusebio di Francescon, tashmë i larguar nga skuadra gjenoveze. Emri që pëlqehet më shumë nga presidenti Massimo Ferrero është Gennaro Gattuso, por ish-futbollisti dhe trajneri i Milanit ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. Edhe pse Ferrero i ka ofruar kontratë dyvjeçare me shifra të rëndësishme, Gattusos nuk i janë hequr dyshimet.

Emri tjetër në listë është është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, që ka patur një takim edhe me drejtorin sportiv të Sampdorias, Carlo Osti.

63-vjeçari, që mban edhe pasaportë shqiptare, është shfaqur i gatshëm për ta marrë këtë detyrë. Gjithsesi, për tifozët, emri më i pëlqyer mbetet Beppe Iachini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...