Mediat serbe: Trepça-Cervena Zvezda luhet nesër në Serbi

Futboll

Mediat serbe: Trepça-Cervena Zvezda luhet nesër në Serbi

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 12:37
Cervena Zvezdë

Para pak minutash u njoftua se ndeshja midis Trepçës dhe Cervena Zvezdës nuk do të luhet në Zveçan, me insistimin e Policisë së Kosovës për të mos e lejuar këtë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Crvena Zvezdës, Zvezdan Terzic, i cili ka thënë se e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë.

“E kemi të ndalur të hyjmë në Kosovë, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Terzic, sipas mediave serbe.

Ndërsa gazeta serbe, "Kurir" raporton se ndeshja do të zhvillohet në Serbi nesër e jo në Kosovë siç ishte paraparë.

Gjithashtu, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ishte kategorike kundër zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe insistimi i tyre rezultoi me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat