Jemi të shqetësuar për Dragan dhelprën, a e ka pa kush në kufi të Kosovës...

Futboll

Jemi të shqetësuar për Dragan dhelprën, a e ka pa kush në kufi të Kosovës...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:14
Jemi të shqetësuar për Dragan dhelprën, a e ka pa kush në kufi të Kosovës...

Ec e mos ironizo me një njeri që po bën plane të shumta, por që po i dështojnë keq.

Dragan Xhajiq, planet e të cilit nuk datojnë që nga sot, por janë të hershme! 

E dini shumë mirë se në vitin e kaluar, në fund të vitit (në muajin nëntor) kur ilegalisht hyri në një pjesë të Mitrovicës, kryetari i nderit të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dragan Xhajiqi apo më mirë ta quajmë Dragan dhelpra, me drejtorin e përgjithshëm Zvezdan Terziqin dhe me drejtorin sportiv Mitar Mërkellën. Që besa kishin marrë pjesë edhe në një protestë.

Qysh atëherë, sigurisht e kanë bërë planin që në 1/16 e finales së Kupës së Serbisë, me gjasë me një short të dirigjuar, që të bie sfida mes Trepçës fantome dhe Cërvena Zvezdës, kampion i Serbisë, që të luhet në Zveçan. Këtij planit, që dyshohet se ka qenë plan i këtyre dhelprave, është miratuar edhe nga Federata e Futbollit e Serbisë.

Ky Dragan dhelpra, dikur futbollist i njohur,  me ato matematikat e tij dhe çmendurin e pakufishme që ka, ka menduar se nuk ka bir none që e ndal Zvezdën, se e konsideron  një pjesë të Kosovës si provincë jugore të Serbisë dhe si tokë e tij që ia ka lënë baba. 

Dhe ata që janë dëshmitar të gjithë këtij idiotizmi apo siç dijnë ta orkestrojnë serbët, dje edhe në faqen e klubit të futbollit Cërvena Zvezda, postuan një video,  duke e vizituar ushtrinë e Serbisë, si u pritën nga garda e Serbisë dhe si u nderuan do farë heronj para nisjes në Kosovë. Edhe orkestrimi tjetër përmes Dragan dhelprës, se me vete merr tifozët famëkeq “Delija” dhe s’ka kush që i del para, i doli dardhë me bisht! Zvezda si Zvezda, u nisën për në Jarinje, me të gjorin Zvezdan Terziqin,  me një xhip luksoz!

Terziqi goxha duke frajer në kufi, duke menduar se policia e Kosovës, si ta sheh fytyrën e tij, do ta lëshojë menjëherë, kishe si klub i madh që janë dhe janë të paprekshëm! Kur vijnë në kufi, Zvezdani e sheh se janë nisur në rrugë të gabuar dhe matematikat tinëzare me ideologun e tyre, Dragan dhelprën, dolën të dështuar dhe morën një flakaresh diplomatik pas veshit.

Zvezdanit nuk i mbetet gjë tjetër, të kthehet pas me xhip dhe me at autobusin e bardhë e të famshëm, që ishin futbollistët, të gënjyer nga politika serbe, se po shkojnë në krahinën e tyre!  jo vetëm ata, por edhe disa tifozë të mashtruar e të shfrenuar, kur e pan shtetin e Kosovës, bashkë me Terziqin dhe Zvezdën, u kthyen me bisht ndër këmbë për në Beograd. Jemi të shqetësuar për Dragan dhelprën, a e pa kush në kufi, at ideator të mbrapsht dhe që ia kthyen klubin pas.

Dragan, Kosova është shtet dhe nuk është provincë, sot e kuptove mirë dhe mbaje mend mirë, tjera  herë mos u turr aty ku nuk duhet! Mund të futesh nëpër male edhe ilegalisht në tokën e shtetit të Kosovës, por legalisht jo pa lejen e shtetit të Kosovës.

Projektet famëkeqe të Zvezdës bien në uji dhe sot, Dragan dhelpra,  me ata të vetët kapitulloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat