Reagimi i mediave serbe pas ndalimit të Cërvena Zvezdës

Futboll

Reagimi i mediave serbe pas ndalimit të Cërvena Zvezdës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:18
Reagimi i mediave serbe pas ndalimit të Cërvena Zvezdës

Përkundër insistimit të serbëve, ndeshja e fazës 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë mes Trepçës ilegale dhe Crvena Zvezdës nuk do të zhvillohet në Mitrovicë.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte kërkuar nga organet e rendit që ta ndalnin hyrjen e Crvena Zvezdës në pikën kufitare, derisa kjo gjë edhe ndodhi në mesditën e sotme.

Në pikën kufitare në Jarinjë ishte një tollovi e madhe ku ishin mbledhur tifozët serbë, gazetarët, madje edhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç.
Por, kjo nuk mjaftoi. Organet e rendit të Republikës së Kosovës kthyen mbrapa autobusin e Crvena Zvezdës, i cili mori rrugën drejt Beogradit.

Tashmë bëhet e ditur se ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Trepçës ilegale do të zhvillohet nesër në Serbi, me gjasë në Stara Pozavë.

Mediat serbe kanë përcjellur rastin në fjalë vazhdimisht derisa janë shprehur të frustruar për dështimin e Crvena Zvezdës për të hyrë në Kosovë.

Padyshim, kjo ishte sot ngjarja e ditës dhe që mori më së shumti vëmendje te serbët të cilët në mënyrë të turpshme kërkojnë gjëra të kota.

Pas vendimit organeve të rendit të Kosovës për ta ndalur Crvena Zvezdën në Kosovë, mediumi serb “Telegraf.rs” shkroi:

“Kthimi i Crvena Zvezdës nga Jarinja, ‘Delije’ ofendojnë shqiptarët”.

Nga ana tjetër, mediumi tjetër serb “Kurir” e ka kumtuar vendimin zyrtar të Prishtinës.

“Autobusi i Crvena Zvezdës kthehet nga Jarinja në Beograd. Terziç: Prishtina na ndaloi të hyjmë në Beograd”, ishte titulli i mediumit serb.

Kurse mediumi tjetër serb “Informer.rs” në mes të tjerash ka shkruar: “Nuk kemi frikë nga asgjë. Të gjithë jemi të ndaluar”, duke iu referuar fjalëve të drejtuesve të Trepçës ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat