“Giampaolo dha gjithçka, ja ku u bazuam për Piolin!”

Futboll

“Giampaolo dha gjithçka, ja ku u bazuam për Piolin!”

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:26
Frederic Massara

Milani emëroi ditën e sotme trajnerin e ri, me Stefano Piolin që mori drejtimin e ekipit, duke zëvendësuar Marco Giampaolon. Lidhur me shkarkimin e këtij të fundit dhe emërimin e Piolit ka folur edhe Frederic Massara.

Drejtori sportiv i kuqezinjve është shprehur se Giampaolo dha gjithçka dhe se vendimi për të marrë Piolin ishte mjaft i shpejtë.

“Giampaolo dha gjithçka që në fillim të aventurës së tij. Kemi pyetur veten se çfarë nuk po funskionon dhe kemi menduar që tashmë me Stefano Piolin mund të përmirësohemi. Ishte një zgjedhje e shpejtë, dhe u bazuam edhe në potencialin që ekipi ka.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat