Ibrahimovic: Më vjen keq që me këtë trajner punova vetëm 1 vit

Futboll

Ibrahimovic: Më vjen keq që me këtë trajner punova vetëm 1 vit

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:34
Zlatan Ibrahimovic

Në një intervistë për “Sky Sport”, Zlatan Ibrahimovic ka folur për marrëdhënien që ka me trajnerin Carlo Ancelotti. “Me Carlo kam një marrëdhënie shumë të mirë. Është një trajner i madh dhe mbi të gjithë një njeri shumë i mirë”, tha Ibrahimovic.

“Kam patur fatin ta njoh si njeri dhe të punoja bashkë me të. Më vjen keq që bashkëpunimi ynë zgjati vetëm një vit. Do të kisha dashur më shumë kohë të punoja më të, pasi bashkë kaluam një periudhë mjaft të mirë të karrierës time. Por edhe ai pati një moment të mirë me mua”, tha Ibrahimobic.

Ky reagim i sulmuesit suedez vjen pas deklaratës së Ancelotti se e mirëpret Ibrahimobvic te Napoli nëse ai ka dëshirë. Ata kanë qenë së bashku te PSG-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat